Redon Tartari është i punësuar si jurist pranë Oracle Solicitors në zyrën e Tiranës. Ai luan një rol kryesor në departamentin e përfaqësimeve gjyqësore. Puna e tij fokusohet tek mbështetja e klientëve të shoqërive tregtare në përpunimin dhe mbrojtjen nga paditë e konsumatorëve.
Ekspertiza juridike e Redon shtrihet edhe në Ligjin Bankar, me një përvojë disavjecare si jurist në një institucion financiar. Në këtë rol, ai ka krijuar ekpertizë të thellë në të drejtën e shoqërive tregtare, proceset gjyqësore, rikuperim borxhi, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe pregatitjen e padive. Redon Tartari ka përfaqësuar klientë në instanca të ndryshme ligjore, duke përfshire Gjykatat e Shkallës së Parë, Gjykatën Administrative dhe Gjykatat e Apelit, duke përdorur aftësitë e tij në mbrojtjen e klientëve në fusha të ndryshme ligjore.
Gjithashtu Redon Tartari ka përvojë të gjatë në të drejtën civile. Ai vazhdimisht këshillon klientë mbi mosmarrëveshje civile dhe ofron përfaqësim ligjor në çështje të ndryshme civile.
Përtej njohurive të tij ligjore, Redon Tartari flet rrjedhshem disa gjuhë të huaja, si gjuha angleze, italiane dhe spanjolle.
Përkushtimi i Redonit ndaj profesionit dhe interesave të klientëve, së bashku me eksperiencën e tij të larmishme, e bëjnë atë një partner të besueshëm për klientët e Oracle Solicitors.

Associate
- Twin Towers, "Dëshmorët e Kombit" Boulevard, Tower 1, Floor 13, 1001, Tirana, Albania
Fushat e ekspertizës
- Kontestet Gjyqësore
- E Drejta e Konsumatorit
- E Drejta Civile
- Ligji Bankar
- E Drejta Administrative
Arsimi & Anëtarësimet
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Wisdom University