Redon punon si Jurist i Brendshëm për Oracle Solicitors në zyrën e Tiranës.
Redon punon në ekipin gjyqësor duke ndihmuar klientët e korporatave të mëdha për të zgjidhur ankesat e konsumatorëve. Ai është tepër i kujdesshëm ndaj detajeve dhe ka aftësi të forta gjyqësore. Redoni zhvillon strategji për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë efektive.
AI ka përfunduar studimet Bachelor për Drejtësi në Tiranë, Shqipëri. Pas diplomimit ai ushtroi profesionin e tij në një periudhë praktike për një zyrë Juridike në Tiranë, ku punoi si Asistent Ligjor. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi përvojë të vlefshme në proceset e së drejtës civile, seancat gjyqësore dhe mosmarrëveshjet.
Z.Tartari ka dy vite përvojë në të Drejtën Bankare. Ai ka punuar si jurist në një institucion financiar, ku fitoi përvojë në të drejtën e korporatave, proceset gjyqësore, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ngritjen e padive. Gjatë asaj kohe ai ka përfaqësuar kompaninë në Gjykatën e Rrethit, në Gjykatën Administrative dhe në Gjykatën e Apelit.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe mund të komunikojë lehtësisht në italisht ose spanjisht.
Jashtë punës, Redoni është i apasionuar mbas artit. Ai gjithashtu pëlqen muziken, të lexojë, të shkruajë dhe të luajë futboll.

Jurist/Këshilltar Ligjor
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Fushat e ekspertizës
- E Drejta e Aviacionit
- Ligji për bankat
- Ligji i Sigurimeve
- E Drejta Administrative
Arsimi & Anëtarësimet
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Wisdom University