Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Kush jemi ne

Oracle Solicitors është një firmë ligjore ndërkombëtare e njohur për qasjen e saj të zgjidhjes së problemeve me klientët tanë për të gjetur zgjidhje ligjore novatore. Ne ofrojmë shërbime të përshtatura për klientët tanë që plotësojnë nevojat e tyre duke kombinuar përvojën dhe ekspertizën tonë ligjore me kuptimin tonë komercial. Kjo ndihmon për të menaxhuar rrezikun për klientët dhe i ndihmon ata të përmbushin objektivat e tyre financiare dhe strategjike.

Zgjidhja e problemeve është në qendër të gjithçkaje që ne bëjmë dhe gurthemeli i dhënies së këshillave ligjore të përshtatura me porosi për çdo problem unik. Nëse një klient është një korporatë e madhe apo një individ, ne i qasemi secilit rast në të njëjtën mënyrë.

Ne ofrojmë shërbime për korporatat, bizneset fillestare, organet publike dhe individët, por fokusi ynë është gjithmonë i njëjtë – ofrojmë këshilla ligjore cilësore me shërbim të shkëlqyer ndaj klientit. Kjo është mënyra se si ne kemi ruajtur reputacionin tonë për të ofruar përsosmëri.

Firma ka zyra në të gjithë botën dhe departamenti i aviacionit dhe ai komercial janë të njohur ndërkombëtarisht.

Anëtarët e Oracle Solicitors Albania

Vlerat tona kryesore janë të rrënjosura tek njerëzit tanë. Ne investojmë tek anëtarët e skuadrës sonë, duke ofruar mjedise dhe praktika cilësore pune. Oracle Solicitors e bazon suksesin e firmës tek punonjësit tanë.

Ne përpiqemi të tërheqim talentin më të mirë duke krijuar një mjedis pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës që nxit bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive. Për më shumë informacion ju ftojmë të shikoni rubriken „Njerëzit tanë“.

Premtimi ynë ndaj Klientëve

Zgjidhja e problemeve dhe shërbimi ndaj klientit janë në qendër të punës sonë. Kjo nënkupton që jemi kurdoherë në dispozicion të klientëve tanë për të identifikuar objektivat e tyre kryesore dhe për të eksploruar zgjidhje ligjore novatore.

Si këshilltarët tuaj ligjor të besuar, ne ofrojmë shërbime të përshtatura për nevojat tuaja specifike.

Qasja dhe kultura jonë

Ne jemi krenarë që kemi ndërtuar një firmë që inkurajon stafin tonë të shkëlqejë dhe të rritet. Ky fakt dëshmohet më së miri nga Shefja jonë Operative, Claire Kelly (COO), e cila iu bashkua firmës si paralegale në vitin 2010, por tani po drejton menaxhimin e saj operacional.

Ne jemi një firmë që shikon nga e ardhmja dhe përqafojmë teknologjinë dhe inovacionin duke përmisuar në këtë mënyre aftësitë tona për të zgjidhur problemet e klientëve. Sajjad Shan, CEO, ka ndërtuar në këtë kontekst një firmë unike. Oracle përfaqëson të ardhmen e shërbimeve ligjore duke ofruar konsulence moderne profesionale.

Tek Oracle, ne e marrim seriozisht përgjegjësinë korporative dhe sociale. Ne besojmë tek impakti që kompanitë kanë në ndryshimet përmisime në komunitet. Për këtë arsye ne zbaojme praktikat më të mira mjedisore, duke përdorur sa më pak leter, dhe jemi vazdhimisht të angazhuar në nisma bamirsie, për të kontribuar në sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Zyrat tona

Zbuloni më shumë për disa nga juridiksionet ndërkombëtare, ku kemi bashkëpunuar me klientët tanë.

Tirana

Tirana (solo su appuntamento)

A: Via San Marco 21, 20121 Milano, Italia
T: (+39) 02 3056 5370
E: [email protected]

Napoli (solo su appuntamento)

A: Via Benedetto Brin 63, 80142 NA, Napoli
T: (+39) 02 3056 5370
E: [email protected]

Italia

Milano (solo su appuntamento)

A: Via San Marco 21, 20121 Milano, Italia
T: (+39) 02 3056 5370
E: [email protected]

Napoli (solo su appuntamento)

A: Via Benedetto Brin 63, 80142 NA, Napoli
T: (+39) 02 3056 5370
E: [email protected]

Germania

Francoforte

A: WeWork, Taunusanlage 8
60329 Francoforte
T: +49 699 675 8891
E: [email protected]
W: www.oracle-ra.de

Regno Unito

Londra

A: Aviation House 125 Kingsway WC2B 6NH Londra
T: (+44) 020 3051 5060
E: [email protected]

Belfast

A: Merrion Business Center 58 Howard Street BT16PJ Belfast
T: (+44) 028 9002 2371
E: [email protected]

Irlanda

Dublino (solo su appuntamento)

A: 42 Charlemont Street D02 R593, Dublino
T: (+353) 1539 5019
E: [email protected]

Polonia

Poznań (solo su appuntamento)

A: Poznań Andersia Business Centre Plac Andersa 3 61-894 Poznań
T: +49 699 675 8891
E: [email protected]
W: www.oracle-ra.de

Addis Ababa

Addis Ababa (solo su appuntamento)

A: Bolo Kefle Ketema Kebele 03/04 Addis Ababa, Ethiopia
E: [email protected]
W: www.oraclesolicitors.co.uk

Historia jonë

Që nga viti 2012, Firma ligjore Oracle Solicitors u ka shërbyer mbi 2500+ klientëve në lidhje me mosmarrëveshje të ndryshme ligjore. Avokatët dhe Juristët tanë përfaqësojnë një gamë të gjerë klientësh dhe kanë eksperience të larmishme ligjore në lidhje me të gjitha fushat e së drejtës me interes për kompanitë tregtare dhe korporatat. Në këtë kontekst klientët, të cilët do të deshirojnë konsulencën e Oracle Solicitors në lidhje me çështje komplekse ligjore dhe/ose situata të larta konflikti do të përfitojnë më së shumti nga përvoja e firmës sonë ligjore.

Kultura jonë e punës

Oracle Solicitors është një firmë ligjore e respektuar ndërkombëtarisht me një reputacion për përsosmëri. Me investime në punonjës dhe biznes, Oracle Solicitors kanë krijuar një kulturë pune të bazuar në respektin reciprok, besnikërinë dhe një vizion të vetëm që funksionon globalisht.
Për të ruajtur cilësinë më të lartë të shërbimeve ligjore, ne mbështesim aktivisht punonjësit tanë duke ofruar trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional. Përveç kësaj, ne inkurajojmë stafin tonë që të vazhdojë rrugëtimin e vet të zhvillimit profesional.

Cilësia

Ne jemi ekspertë në kuptimin e kërkesave të biznesit. Ne i kuptojmë bizneset, industritë dhe tregjet e klientëve tanë. Fokusi ynë i fortë në tregjet komerciale na ndihmon të krijojmë reputacionin tonë në treg dhe na dallon nga kolegët tanë.

Uniteti

Ne operojmë në një kulturë ekipi, duke bashkëpunuar dhe ndarë informacionin dhe njohuritë nëpër disiplina dhe tregje diverse për të arritur rezultatet më të mira për klientët tanë.

Integriteti

Ne i vlerësojmë njerëzit tanë – ata janë aseti jonë më i rëndësishme – dhe promovojmë një kulturë respekti për individin.