Pajtueshmëria me Ligjin dhe Hetimet mbi Mbrojtjen e të Dhënave
Home » Shërbimet ligjore » E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare » Mbrojtja e të Dhënave dhe Privatësia » Pajtueshmëria me Ligjin dhe Hetimet mbi Mbrojtjen e të Dhënave
Në një epokë ku shkeljet e të dhënave mund të kenë pasoja serioze, sigurimi i pajtueshmërisë me ligjin është thelbësor. Ekspertët tanë ndihmojnë në identifikimin e mangësive, japin konsulencë ligjore në lidhje me optimalizimin e proceseve të brëndshme të mbrojtjes së të dhënave dhe ofrojnë mbështetje në rast të hetimeve administrative.
Shërbimet tona
Auditime gjithëpërfshirëse: Avokatët tanë kryejnë auditime të thelluara mbi mbrojtjen e të dhënave në kompaninë tuaj, për të vlerësuar efikasitetin dhe ligjshmërinë e praktikave të përdorura, për të identifikuar rreziqet dhe për të siguruar përputhjen me rregulloret në fuqi.
Analiza e mangësive: Ne krahasojmë praktikat tuaja aktuale me kërkesat ligjore, duke ofruar udhëzime ekzakte në lidhje me përmirësimet e nevojshme me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të mbrojtjes së të dhënave.
Trajnim i stafit: Ne zhvillojmë strategji të përshtatura të pajtueshmërisë ligjore, duke ndihmuar organizatën tuaj të zbatojë ndryshimet e nevojshme, të trajnojë stafin dhe të garantojë respektimin e vazhdueshëm të rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Një auditim i mbrojtjes së të dhënave vlerëson praktikat e përpunimit së të dhënave në organizatën suaj, masat e sigurisë dhe pajtueshmërinë me rregulloret dhe ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Një auditim ndihmon gjithashtu në identifikimin e dobësive, mangësive dhe fushave që kërkojnë përmirësim.
Mosrespektimi i ligjeve për mbrojtjen e të dhënave mund të rezultojë në gjoba të konsiderueshme, veprime ligjore, dëmtim të reputacionit dhe humbje të besimit nga klientët. Kryerja e auditimeve dhe arritja e pajtueshmërisë ligjore ndihmon në mënjanimin e këtyre rreziqeve.
Frekuenca e auditimeve të mbrojtjes së të dhënave varet nga faktorë të tillë si natyra e operacioneve të organizatës suaj, ndryshimet në kuadrin normative dhe vëllimi i të dhënave të përpunuara nga organizata juaj. Auditimet e rregullta, në mënyrë ideale çdo vit, sigurojnë pajtueshmëri të vazhdueshme.
Shërbimet Tona
-
Rruga Abdi Toptani
Torre Drin
Tirana, Albania
Rezervoni një takim