Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Përgjegjësia sociale e korporatës është e një rëndësie të madhe për ne, pasi një nga objektivat tona kryesore është që të kemi një ndikim pozitiv tek punonjësit, komuniteti dhe klientët tanë. Kjo faqe ilustron se si ne promovojmë ndryshime pozitive dhe marrim përgjegjësi për ndikimin tonë social, mjedisor dhe ekonomik.

Parimet tona

Ne besojmë fort në promovimin e përgjegjësisë sociale duke iu përmbajtur standarteve më të larta mjedisore dhe duke ofruar mbështetje kuptimplotë për komunitetin tonë. Ne jemi plotësisht të përkushtuar në trajtimin e të gjithë punonjësve dhe klientëve tanë me respekt dhe në ruajtjen e profesionalizmit në të gjitha aspektet e biznesit tonë.

Një shtyllë themelore e parimeve tona është kultivimi i frymës së barazisë dhe bashkëpunimit midis punonjësve tanë. Në Oracle Solicitors ne dëshirojmë jo vetëm të ofrojmë një shërbim të përsosur dhe gjithëpërfshirës juridik, por edhe të japim një kontribut kuptimplotë për avancimin e një shoqërie më të barabartë.

Misioni i bamirësisë

Një nga përpjekjet tona filantropike ka të bëjë me ofrimin e mbështetjes për popullsinë më pak të privilegjuar të Ugandës, me një fokus të veçantë te fëmijët dhe gratë.

Nëpërmjet projekteve të afatgjata, ne ofrojmë ndihmën tonë në mësimim e aftësive të qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave, duke përdorur një metodologji ‘të mësuarit duke bërë’. Në këtë mënyre, ne i fuqizojmë individët të përmbushin nevojat e tyre themelore dhe të bëjnë jetë të shëndetshme, produktive dhe dinjitoze.

Sajjad Shan, CEO i Oracle Solicitors, vizitoi personalisht rajonin Lwengo në Ugandë për të dëshmuar drejtpërdrejt se si mbështetja nga Oracle Solicitors po ndikon pozitivisht në komunitet

Sajjad bëri një zotim ndaj nënës së tij para se të vdiste, se do të siguronte akses në ujë të pijshëm të pastër për komunitetet në nevojë në Ugandë. Ky përkushtim e shtyu Sajjadin të ndërtonte një pus për një nga komunitetet  në nevojë në Ugandë, ku banorët më parë duhej të udhëtonin 5 kilometra për të pasur akses tek uji i pijshëm.

Pas kësaj nisme, Sajjad u lidh me Jozefin nga Fondacioni “Joy for Humanity” dhe që atëherë, Oracle Solicitors janë përfshirë në mënyrë aktive në një projekt gjithëpërfshirës që synon nxitjen e transformimeve të qëndrueshme në jetën e njerëzve që banojnë në komunitetet rurale të Ugandës.

Arsimimi

Oracle Solicitors ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në arsimimin e fëmijëve në shkollat fillore. Si pjesë e angazhimit tonë për të pasur një ndikim pozitiv, ne kemi ofruar gjithashtu mbështetje për jetimët duke ndërtuar një zonë të dedikuar akomodimi brenda ambienteve të shkollës posaçërisht për ta.

Aktualisht jemi në proces të zhvillimit të planeve për ndërtimin e një shkolle të mesme që do t'u japë fëmijëve mundësinë për të vazhduar arsimin e mëtejshëm.

Jetimore

Sipas raporteve të UNICEF-it dhe UNAIDS-it, në Afrikën Sub-Sahariane jetojnë 47.5 milionë jetimë. Nga këta, 2.5 milionë fëmijë jetojnë në Ugandë.

Oracle Solicitors në kuadër të këtij projekti ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për strehimin dhe arsimimin e jetimëve dhe fëmijëve nga familjet në nevojë.

Shëndeti

Një program gjithëpërfshirës është hartuar për të vlerësuar dhe për t'u kujdesur për kërkesat shëndetësore të fëmijëve dhe të rriturve në komunitetet rurale. Aktualisht, një qendër shëndetësore moderne është në zhvillim e sipër, e cila do të përfshijë:

- Seksione të ndara për burra, gra dhe fëmijë
- Një maternitet
- Një laborator mjekësor për analizat mjekësore aktualisht të padisponueshme, duke mundësuar një diagnozë më të mirë dhe rrjedhimisht një trajtim të përmirësuar
- Një klinikë dentare
- Edukimi shëndetësor në komunitet

Pregatitja e të rriturve dhe të mësuarit

Një program trajnimi agrikulturor është në zbatim me qëllim fuqizimin e komuniteteve rurale. Gjatë gjithë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të ndajnë njohuritë e fituara, duke u mundësuar atyre të mbështesin dy nga fqinjët e tyre. Objektivi përfundimtar i këtij projekti është të mbështese familjet e komunitetit në mënyre që ato të aftësohen për të mbajtur veten dhe për të bërë përparim.

Nga ana tjetër, çdo familje do të japë një kontribut modest financiar drejt një sistemi të lokalizuar të kujdesit shëndetësor, duke krijuar një rrjet mikro-shëndetësor.

Komuniteti

Oracle Solicitors mbështet aktivisht iniciativat në komunitet duke marr pjesë në bamirësi, organizata lokale dhe duke sponsorizuar një ekip sportiv.

Me anë të këtyre kontributeve ne kthejmë përsëri dicka mbrapsht në komunitetin ku jemi pjesë integrale. Marrëdhëniet tona me komunitetet të cilave u shërbejmë janë të një rëndësie të jahstëzakonshme për ne.

Gjatë gjithë ciklit të operacioneve tona të biznesit, ne i japim përparësi përmirësimeve gjithëpërfshirëse të komunitetit, duke mos u fokusuar vetëm te klientët individualë. Në përputhje me vlerat tona thelbësore, strategjia jonë e angazhimit në komunitet thekson partneritetet domethënëse me organizata bamirësie.

Gjithashtu ne inkurajojmë dhe ofrojmë mundësi të vlefshme pune për studentët, duke mbështetur programet e mentorimit dhe duke ofruar këshilla profesionale për studentët që synojnë një karrierë në sektorin juridik.