Përfaqësimi në Çështjet Gjyqësore Administrative
Home > Shërbimet ligjore > E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare > E Drejta Administrative > Përfaqësimi në Çështjet Gjyqësore Administrative
Angazhimi i ekspertizës ligjore siguron që të drejtat tuaja të mbrohen, argumentet të paraqiten në mënyrë efektive dhe cdo paqartësi të orientohet me sukses. Ne ju përfaqësojmë dhe ju ndihmojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja në procedurat gjyqësore administrative.
Shërbimet tona
Vlerësimi i ceshtjes: Avokatët tanë vlerësojnë faktet e çështjes suaj, duke ofruar konsulence mbi pikat e forta dhe të dobëta.
Strategjia ligjore: Ne zhvillojmë strategji ligjore të përshtatur me rrethanat e cështjes në mënyrë që të paraqiten argumente dhe prova bindëse në gjykatën administrative, duke siguruar që çështja juaj të mbrohet në mënyrë bindëse.
Përfaqësimi gjyqësor: Ne ofrojmë përfaqësim ligjor në procese gjyqësore administrative, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat tuaja përpara gjykatave administrative të Republikës së Shqipërisë.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Çështjet gjyqësore administrative përfshijnë mosmarrëveshje që lindin nga vendimet e marra nga organet e administratës publike, mosmarrëveshjet për lejet dhe licensat, shkeljet dhe veprimet e organeve të administratës publike që prekin të drejtat e individëve dhe bizneseve.
Përfaqësimi ligjor siguron që cështja juaj të mbrohet në mënyrë profesionale, argumentet ligjore të jenë të solide dhe të respektohen rregullat procedurale. Një përfaqësim i duhur ligjor rrit shanset tuaja për të arritur një rezultat të favorshëm.
Kohëzgjatja e një çështjeje gjyqësore administrative mund të ndryshojë në bazë të kompleksitetit të çështjes, ngarkesës së gjykatës dhe faktorëve të tjerë. Avokatët dhe juristët tanë mund të ofrojnë një vlerësim bazuar në specifikat e çështjes suaj.
- Twin Towers, "Dëshmorët e Kombit" Boulevard, Tower 1, Floor 13, 1001, Tirana, Albania
Rezervoni një termin
Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.