Disenjot Industriale dhe Sekretet Tregtare
Home » Shërbimet ligjore » E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare » Pronësia Intelektuale » Disenjot Industriale dhe Sekretet Tregtare
Disenjot Industriale dhe Sekretet Tregtare janë asete të vlefshme pë cdo shoqëri tregtare. Ne mund t’ju ndihmojmë të siguroni mbrojtjen e duhur, të parandaloni përdorimin e paautorizuar dhe të adresoni shkeljet e konfidencialitetit.
Shërbimet tona
Mbrojtja e dizajnit industrial: Avokatët tanë ndihmojnë në regjistrimin e dizenjove industriale, duke siguruar që dizajnet tuaja krijuese të mbrohen ligjërisht nga imitimi dhe përdorimi i paautorizuar.
Mbrojtja e sekretit tregtar: Ne ofrojmë udhëzime për zbatimin e masave të forta të mbrojtjes së sekretit tregtar, duke përfshirë hartimin e marrëveshjeve dhe politikave të konfidencialitetit për të mbrojtur informacionin tuaj konfidencial.
Përfaqësim gjyqësor: Në rastet e shkeljes së konfidencialitetit dhe zbulimeve të paautorizuara të sekreteve tregtare, ne ofrojmë përfaqësim gjyqësor për të vendosur në vend të drejtat tuaja dhe për të kërkuar zhdëmtim për dëmet e shkaktuara.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Dizenjot industriale kanë të bëjnë me aspektin dekorativ ose estetik të një artikulli, siç është forma, modeli ose zbukurimi i tij. Dizenjot industriale mbrohen përmes regjistrimit, duke i dhënë pronarit të drejta ekskluzive për të parandaluar përdorimin e paautorizuar të dizajnit.
Sekret tregtar konsiderohet cdo informacion konfidencial i biznesit që ofron një avantazh konkurrues. Kjo mund të përfshijë të dhëna, procese të brëndshme, lista të klientëve etj. Sekretet tregtare mbrohen përmes marrëveshjeve të konfidencialitetit, aksesit të kufizuar dhe masave të tjera mbrojtëse.
-
Rruga Abdi Toptani
Torre Drin
Tirana, Albania
Rezervoni një takim