Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

E Drejta Administrative

E Drejta Administrative rregullon marrëdhëniet midis individëve dhe organeve shtetërore. Ne ofrojmë udhëzime për klientët tanë mbi problematikat ligjore në  të drejtën administrative. Ne i ndihmojmë shoqëritë tregtare të kuptojnë kuadrin normativ dhe problematikat ligjore, duke iu siguruar mbarëvajtjen e një procesi të rregullt administrativ dhe pajtueshmërinë ligjore në ndërveprimet me autoritetet qeveritare.

Shërbimet tona

Sigurimi i përputhjes me ligjin: Juristët tanë ofrojnë udhëzime për të kuptuar dhe respektuar ligjet dhe rregullat administrative, duke ndihmuar organizatën tuaj të shmangë hetimet administrative apo konflikte të mundshme gjyqësore.

Ndërveprimet me organet shtetërore: Ne ofrojmë këshilla të detajuara ligjore në lidhje me të gjitha ndërveprimet që kompania juaj mund të ketë me agjencitë shtetërore, duke përfshirë hartimin e kërkesave të ndyshme, aplikime dhe përqësimin e interesave tuaja në procedurat administrative.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve: Avokatët dhe juristët tanë ofrojnë përfaqësim ligjor në mosmarrëveshjet administrative, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat tuaja përpara gjykatave administrative. 

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

E drejta administrative mbulon parimet dhe rregullat ligjore që rregullojnë veprimet dhe vendimet e autoriteteve dhe administratës shtetërore. Ajo përfshin fusha të tilla si licencimi, lejet dhe veprimtaria e institucioneve shtetërore.

Nëse keni një mosmarrëveshje administrative me një agjenci apo institucion shtetëror, është e këshillueshme të kërkoni përfaqësim ligjor. Avokatët dhe juristët tanë mund t’ju udhëheqin gjatë procesit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, duke siguruar që të drejtat tuaja janë të mbrojtura.

Rezervoni një termin

Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN