Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Oracle Solicitors Logo
Edit Content

Free consultation

Landing Page - Get In Touch - Callback

Transferimet brënda kompanisë

Transferimet brënda kompanive luajnë një rol vendimtar në korporatat shumëkombëshe, duke i dhene mundesine kompanive të vendosin personel të kualifikuar në zyrat ndërkombëtare. Duke lehtësuar lëvizjen e punonjësve kryesorë, transferimet brenda kompanisë mundësojnë transferimin efektiv të njohurive, përmirësojnë bashkëpunimin si dhe promovojnë rritjen globale të biznesit.

Shërbimet tona

Planifikimi strategjik për transferimet brenda kompanisë: Specialistët tanë të emigracionit punojnë me ju për të hartuar një plan strategjik për transferimet brenda kompanisë. Ne vlerësojmë nevojat specifike të kompanisë suaj, identifikojmë punonjësit e kualifikuar për transferim dhe përcaktojmë kategoritë më të përshtatshme të vizave për një proces të rregullt.

Përgatitja dhe dorëzimi i aplikimit: Ne ju udhëzojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, duke përgatitur dhe rishikuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për transfertat brenda kompanisë. Ekipi ynë siguron që aplikimet t’i  përmbahen rigorozisht kerkesave ligjore të migracionit, duke garantuar kështu transferime të suksesshme.

Pajtueshmëria ligjore: Pasi transferimet të miratohen, ne e ndihmojmë kompaninë tuaj në menaxhimin e pajtueshmërisë së vazhdueshme me kerkesat dhe kriteret ligjore.

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

Cilat janë kërkesat ligjore për transferimet brenda kompanisë?

Transferimet brenda kompanisë zakonisht kërkojnë që punonjësi i huaj të jetë i punësuar në kompaninë dërguese për një periudhë minimale dhe të mbajë një pozicion kyç brënda kompanisë. Kategoritë specifike të vizave mund të paraqesin kërkesa shtesë. Ekspertët tanë të së drejtës së migracionit vlerësojnë përshtatshmërinë e statusit të punonjësit tuaj me kërkesat e ligjit shqiptar dhe japin udhëzime për kategorinë e nevojshme të vizave.

Procesi i transferimeve brenda kompanisë mund të ndryshojë në varësi të kategorisë së vizave dhe rrethanave specifike të secilit rast. Në përgjithësi, procesi mund të zgjasë disa javë.

Po. Oracle Solicitors ka përvojë në trajtimin e transferimeve të shumta brenda kompanive për korporatat shumëkombëshe. Pavarësisht nëse kompania juaj kërkon transferime individuale ose lëvizje të koordinuara të personelit kyç, ne mund t’i përshtatim shërbimet tona për të përmbushur nevojat tuaja specifike.

Rezervoni një termin

Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.

Landing Page - Get In Touch - Quick

Ottieni una consulenza gratuita

Compila il form sottostante per richiedere una consulenza gratuita. Ogni risposta sarà prontamente restituita con una risposta personale e professionale. Le tue informazioni sono completamente sicure e riservate.

Contact Form - Offices

Questo sito è protetto da reCAPTCHA e si applicano le Privacy Policy di Google e i Termini di servizio.