Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Respektimi i GDPR në Tregtinë Ndërkombëtare

Transferimet ndërkufitare të të dhënave janë të zakonshme në tregtinë ndërkombëtare. Sigurimi i pajtueshmërisë me GDPR dhe Ligjin Nr.9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” është thelbësore për të mbrojtur të drejtat e privatësisë së individëve dhe për të përmbushur detyrimet ligjore kur të dhënat personale rrjedhin dhe transferohen përtej kufijve të Republikes se Shqipërisë.

Shërbimet tona

Transferimet ndërkufitare të të dhënave: Avokatët tanë ofrojnë udhëzime mbi mekanizmat e ligjshëm për transferimin e të dhënave personale jashtë Republikës së Shqipërisë apo edhe jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) duke iu përmbajtur kërkesave të GDPR dhe Ligjit Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Masat mbrojtëse kontraktuale: Ne ndihmojmë në hartimin e klauzolave të mbrojtjes së të dhënave në kontrata për të siguruar që marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë të jenë në përputhje të plotë me GDPR dhe Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Mitigimi i rrezikut: Ne ndihmojmë në vlerësimin e rreziqeve dhe problematikave të mundshme që lidhen me transferimet ndërkufitare të të dhënave, duke siguruar që të drejtat e subjekteve të të dhënave respektohen.

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

GDPR zbatohet për organizatat që përpunojnë të dhënat personale të individëve brenda ZEE, pavarësisht nga vendndodhja e shoqërisë tregtare. Kur veprimtaria juaj në transaksione tregtare ndërkufitare përfshin të dhënat e individëve të BE, pajtueshmëria me GDPR është thelbësore.

GDPR ofron disa mekanizma për transferimet ndërkufitare të të dhënave, duke përfshirë klauzolat kontraktuale standarde (SCC), rregullat detyruese të korporatës (BCR) dhe marrjen e pëlqimit të qartë nga subjektet e të dhënave.

Mosrespektimi i GDPR mund të çojë në gjoba të konsiderueshme, veprime ligjore dhe dëmtim të reputacionit. Sigurimi i pajtueshmërisë me GDPR në tregtinë ndërkombëtare mbron reputacionin e organizatës suaj dhe parandalon pasojat ligjore.

Rezervoni një telefonatë kthimi

Plotësoni formularin tonë dhe një nga ekspertët tanë do t’ju kontaktojë.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN