Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Fondacionet dhe Organizatat Jo-Fitimprurëse

Ekipi ynë ligjor ofron mbeshtetje ligjore gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet tuaja që lidhen me fondacionet dhe organizatat jo-qeveritare. Ne e kuptojmë sektorin dhe kemi njohuri të thella të ligjit, duke siguruar që organizata juaj të funksionojë dhe operojë në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret përkatëse.

Nëse jeni të interesuar të themeloni një fondacion ose shoqatë, ose thjesht keni nevojë për këshilla mbi kuadrin ligjor që rregullon kete sektor, atëherë juristët dhe avokatët e Oracle Solicitors janë të gatshem t’ju mbeshtesin me këshilla profesionale juridike. Një organizatë jofitimprurëse mund të krijohet në tre forma: shoqatë, fondacion ose qëndër. Kjo parashikohet në nenin 10 të ligjit nr. 8788 date 07/05/2001“Për Organizatat Jo-fitimprurëse”. 

Shërbimet tona

Themelimi dhe regjistrimi i fondacioneve dhe i organizatave jo-qeveritare: Ne e kuptojmë se krijimi i një fondacioni ose shoqate mund të jetë një proces kompleks. Ekspertët tanë ligjorë ju udhëzojnë në çdo hap, duke u siguruar që organizata juaj jofitimprurëse të plotësojë të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrim të suksesshëm.

Pajtueshmëria ligjore dhe qeverisja: Hulumtimi apo studimi i kërkesave ligjore për funksionimin e një fondacioni apo shoqate mund të jetë sfidues. Avokatët dhe juristët e “Oracle Solicitors” ofrojnë mbështetje të vazhdueshme, duke siguruar që organizata juaj jofitimprurëse t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Ne ofrojmë konsulence në lidhje me strukturimin dhe organet qeverisëse, duke ju ndihmuar të krijoni struktura dhe politika të qarta të brendshme për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

Fondacionet dhe shoqatat janë të dyja forma të subjekteve jofitimprurëse, por ato ndryshojnë në karakteristikat e tyre ligjore. Një fondacion krijohet zakonisht me një akt testamentar. Nga ana tjetër, një shoqatë bazohet në anëtarësimin vullnetar të individëve që bashkohen për një qëllim të përbashkët. Kërkesat ligjore dhe strukturat e qeverisjes për fondacionet dhe shoqatat ndryshojnë gjithashtu, duke e bërë thelbësore zgjedhjen e formës së përshtatshme ligjore bazuar në objektivat tuaj.

Regjistrimi i fondacionit ose shoqatës suaj ofron disa përparësi. Së pari, ai siguron njohje ligjore, duke lejuar që aktiviteti juaj të funksionojë në mënyrë transparente dhe të ketë akses në privilegje të caktuara, duke përfshirë përjashtimet nga taksat dhe financimin publik. Së dyti, regjistrimi rrit besueshmërinë tuaj në lidhje me veprimtarinë jofitimprurëse, duke e bërë atë më tërheqës për donatorët dhe partnerët. Së fundi, organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara gëzojnë një nivel mbrojtjeje ligjore, duke siguruar që asetet e tyre të përdoren ekskluzivisht për qëllime bamirësie.

Po, është e detyrueshme që fondacionet dhe shoqatat të regjistrohen në regjistrin e OJF-ve pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për të funksionuar ligjërisht. Procesi i regjistrimit siguron që organizata juaj të përmbushë standardet e nevojshme ligjore dhe angazhohet për përmbushjen e objektivave të saj në dobi të komunitetit. Është e rëndësishme të theksohet se organizatat jo-fitimprurëse të paregjistruara mund të përballen me pasoja ligjore dhe kufizime në aktivitetet e tyre, kështu që regjistrimi në kohë është thelbësor për një veprimtari në përputhje me ligjin dhe të suksesshme.

Rezervoni një telefonatë kthimi

Plotësoni formularin tonë dhe një nga ekspertët tanë do t’ju kontaktojë.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN