Qeverisja e Korporatave
Home » Shërbimet ligjore » E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare » Shoqëritë Tregtare » Qeverisja e Korporatave
Avokatët dhe juristët tanë ofrojnë udhëzime të detajuara mbi qeverisjen e korporatave. Me një kuptim të thellë të ligjeve tregtare dhe praktikave më të mira tregtare, ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar organizatën tuaj të krijojë struktura solide të qeverisjes korporative që nxisin transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e qëndrueshme.
Pse ka rëndësi qeverisja e korporatave për bizneset?
Qeverisja e korporatës i referohet kornizës ligjore, kodeve të brëndshme, praktikave dhe proceseve që rregullojnë mënyrën se si drejtohet, kontrollohet dhe operohet një shoqëri tregtare. Kjo është thelbësore për bizneset pasi vendos bazat për vendimmarrje efektive, menaxhimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së interesave të palëve të interesuara.
Shërbimet tona
Vlerësimi i qeverisjes së korporatës: Juristët tanë kryejnë vlerësime gjithëpërfshirëse të praktikave tuaja ekzistuese të qeverisjes së shoqërisë Ne identifikojmë fushat për përmirësim, vlerësojmë përputhjen me rregulloret përkatëse dhe rekomandojmë përmirësime për të forcuar kuadrin tuaj të qeverisjes.
Hartimi i politikave të qeverisjes së korporatës: Ne ndihmojmë në hartimin dhe rishikimin e politikave të qeverisjes së korporatës të përshtatura për nevojat tuaja specifike. Nga statutet përkatëse tek kodet e sjelljes, ne sigurojmë që politikat tuaja të përputhen me praktikat më të mira të sektorit ku ju veproni dhe kërkesat ligjore të zbatueshme.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Bordi drejtues dhe administratorët luajnë një rol vendimtar në qeverisjen e shoqërive tregtare, pasi janë përgjegjës për mbikëqyrjen e menaxhimit të kompanisë dhe marrjen e vendimeve strategjike. Detyrat e bordit përfshijnë emërimin e punonjësve ne pozicione kyce, përcaktimin e objektivave të korporatës, sigurimin e pajtueshmërisë dhe mbrojtjen e interesave të ortakëve apo aksionerëve.
Qeverisja efektive e korporatës mund të ndikojë pozitivisht në performancën e një kompanie duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe vendimmarrjen etike. Mund të rrisë besimin e investitorëve, të tërheqë investime dhe të zvogëlojë rrezikun e skandaleve të korporatave ose sjelljes së keqe financiare.
Jo, qeverisja e korporatës është thelbësore për organizatat e të gjitha madhësive, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Praktikat e shëndosha të qeverisjes së korporatës janë thelbësore për NVM-të për të ndërtuar besim me palët e interesuara, për të aksesuar kapitalin dhe për të arritur rritje të qëndrueshme.
Shërbimet Tona
-
Rruga Abdi Toptani
Torre Drin
Tirana, Albania
Rezervoni një takim