Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Prokurimi Publik dhe Partneriteti Publik-Privat (PPP)

Prokurimi Publik i referohet procesit me anë të së cilit strukturat shtetërore dhe entitetet e sektorit publik blejnë mallra, shërbime ose projekte ndërtimi nga furnitorë ose kontraktorë të jashtëm. Prokurimi Publik dhe PPP kryhen me anë të procedurave të strukturuara dhe rregulluara që sigurojnë transparencë, drejtësi dhe konkurrencë të ndershme në blerjen e këtyre mallrave dhe shërbimeve. Prokurimi publik është një komponent thelbësor i operacioneve të entiteve shtetërore, pasi përfshin shpërndarjen e fondeve dhe burimeve publike për projekte dhe shërbime të ndryshme nga të cilat përfiton shoqëria në tërësi.

Shërbimet tona

Këshillim për procesin e prokurimin: Avokatët dhe juristët tanë ofrojnë udhëzime për rregulloret e prokurimit, duke siguruar që kompania organizata juaj të ndjekë procedura transparente në kontratat qeveritare.

Strukturimi i PPP: Ne asistojmë në strukturimin e partneriteteve publiko-private, në hartimin e marrëveshjeve që përcaktojnë rolet, përgjegjësitë dhe mekanizmat e ndarjes së detyrave dhe rrezikut për të dyja palët.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve: Ne ofrojmë përfaqësim ligjor në prokurimet dhe mosmarrëveshjet që lidhen me PPP-të, duke mbrojtur interesat tuaja dhe duke paraqitur argumente bindëse.

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

Ligji i prokurimit rregullon procesin me anë të të cilit subjektet qeveritare blejnë mallra, shërbime dhe punë. Ai synon të sigurojë transparencë, drejtësi dhe konkurrencë në kontratat qeveritare.

Një PPP është një kontratatë ligjore e lidhura zakonisht nëpërmjet shkëmbimit të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë dhe një ose më shumë autoriteteve kontraktore shtetërore, që kanë si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave dhe / apo shërbimeve, në përputhje me ligjin.

Angazhimi i ekspertizës ligjore siguron që organizata juaj të jetë në përputhje me rregulloret e prokurimit, zvogëlon rrezikun e mosmarrëveshjeve dhe optimizon strukturimin e PPP-ve për përfitim reciprok.

Rezervoni një telefonatë kthimi

Plotësoni formularin tonë dhe një nga ekspertët tanë do t’ju kontaktojë.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN