Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Migracioni dhe të Huajt

Ekspertët tanë ligjore janë të specializuar në hulumtimin dhe këshillimin mbi ligjet komplekse që rregullojnë migracionin dhe transferimin e punonjësve në kontekstin e kompanive me prezencë ndërkombëtare. Avokatët dhe juristët tanë të migracionit janë të përkushtuar t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja të biznesit ndërkombëtar dhe të siguroni një proces në mbarëvajtje me ligjin dhe të suksesshëm.

Avokatët tanë kanë njohuri ne gjuhë të ndryshme (Shqip, Anglisht, Gjermanisht, Italisht)  dhe janë ekspertë në juridiksione të ndryshme europiane. Ne ju mbështesim që të merrni lejen tuaj të punës nga autoritetet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Ligji për të Huajt ndër të tjera përcakton se emigrantët nga SHBA, BE dhe zona Shengen kanë të drejta të barabarta me qytetarët shqiptarë. Ndërsa, emigrantët nga shtete të tjera mund t’u kërkohet leje pune e posacme.

Të huajt që qëndrojnë në Shqipëri për më shumë se 90 ditë duhet të aplikojë për leje qëndrimi.

Shërbimet tona

Aplikimi për vizë dhe marrja e lejes së punës: Pavarësisht nëse jeni një sipërmarrës, investitor ose profesionist, marrja e vizës së përshtatshme dhe lejes së punës është thelbësore. Ekspertët tanë të së drejtës së migracionit ju udhëzojnë gjatë procesit të aplikimit, duke siguruar që të gjitha dokumentet e nevojshme të përgatiten me saktësi dhe të dorëzohen brenda afatit ligjor.

Pajtueshmëria me ligjin: Te qenit në përputhje me ligjet e migracionit është thelbësore për individët dhe bizneset. Avokatët tanë ju mbajnë të përditësuar për çdo ndryshim ligjor që mund të ndikojë në statusin tuaj. Ne asistojmë gjithashtu në procedurat e rinovimit ose zgjatjes së vizave dhe lejeve të punës, duke siguruar qëndrim të vazhdueshëm ligjor në vend.

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Pyetje të shpeshta

Kriteret për marrjen e një vizë mund të ndryshojë në varësi të llojit të vizës dhe qëllimit të vizitës suaj. Në përgjithësi, aplikantët duhet të ofrojnë prova të qëllimeve të tyre, stabilitetit financiar dhe një dosje të pastër kriminale. Kërkesat specifike të dokumentacionit mund të ndryshojnë në bazë të rrethanave individuale dhe avokatët tanë të migracionit kryejnë një vlerësim të detajuar të këtyre situatave për të përcaktuar kategorinë më të përshtatshme të vizave dhe për t’ju udhëzuar me saktësi dhe korrektësi gjatë procesit të aplikimit.

Po, në shumë raste, bashkimi familjar është i mundur me vizë ose leje pune në Shqipëri. Bashkëshortët dhe fëmijët në kujdestari mund të kenë të drejtë të bashkohen me aplikantin kryesor. Ekspertët tanë të migracionit mund t’ju informojne mbi procesin e bashkimit familjar, dokumentacionin e kërkuar dhe çdo hap te metejshëm që nevojitet për të siguruar  bashkim sa më të shpejtë me familjen tuaj.

Rezervoni një termin

Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN