Hartimi i Patentave dhe Specifikimet
Home » Shërbimet ligjore » E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare » Pronësia Intelektuale » Hartimi i Patentave dhe Specifikimet
Përgatitja e dokumentacionit për marrjen e patentës kërkon më shumë se sa thjesht përshkrimin e shpikjes. Ne mund t’ju ndihmojmë të krijoni specifikime të shpikjes që jo vetëm plotësojnë kërkesat ligjore të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), por gjithashtu mbulojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse aspektet unike të shpikjes suaj.
Shërbimet tona
Vlerësimi i shpikjeve: Avokatët dhe juristët tanë punojnë ngushtë me shpikësit për të kuptuar aspektet teknike dhe funksionale të shpikjeve të tyre, duke u siguruar që përgatitjet dokumentacionit për marrjen e patentave të përfaqësojnë me saktësi risitë e tyre.
Specifikimet gjithëpërfshirëse të patentave: Ne ndihmojmë në hartimin e specifikimeve gjithëpërfshirëse të dokumentacionit per marrjen e patentës që përshkruajnë strukturën, funksionimin dhe veçoritë unike të shpikjes në detaje, duke maksimizuar fushën e mbrojtjes së patentës.
Saktësia ligjore: Ne sigurojmë që hartimi i dokumentacionit per marrjen e patentave t’u përmbahet standardeve dhe kërkesave ligjore të përcaktuara nga drejtoria e patentave, duke reduktuar gjasat e refuzimeve dhe duke lehtësuar procesin e ekzaminimit.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Dokumentacioni per marrjen e patentes permban një përshkrim të detajuar të shpikjes dhe aspekteve teknike të saj. Ai luan një rol vendimtar në procesin e aplikimit për patentë duke u mundësuar ekzaminuesve të patentave të vlerësojnë risinë dhe hapin krijues të konceptit.
Ne përdorim një qasje bashkëpunuese, duke punuar ngushtë me shpikësit për të kuptuar ndërlikimet teknike të shpikjeve të tyre. Më pas ne krijojmë specifikime për patentën që jo vetëm plotësojnë kërkesat ligjore, por gjithashtu përfshijnë veçantinë dhe inovacionin e konceptit.
Nje përshkrim i mirëhartuar i specifikimeve të shpikjes ofron një përshkrim të qartë dhe të detajuar të veçorive unike, duke e bërë të vështirë për të tjerët që të përsërisin konceptin pa leje. Ndërsa një patentë në vetvete nuk parandalon shkeljen, ajo ofron bazën ligjore për marrjen e masave kundër përdorimit të paautorizuar.
-
Rruga Abdi Toptani
Torre Drin
Tirana, Albania
Rezervoni një takim