Pronësia Intelektuale dhe Verifikimet e Nevojshme
Home » Shërbimet ligjore » E drejta e tregtare dhe e shoqërive tregtare » Pronësia Intelektuale » Pronësia Intelektuale dhe Verifikimet e Nevojshme
Përpara se të angazhoheni në bashkime, perthithje, partneritete ose investime, duhet të vlerësoni pronësinë dhe pajtueshmërinë ligjore të portofolit të pronësisë intelektuale. Kryerja e verifikimeve të nevojshme ndihmon në evidentimin dhe menjanimin e rreziqeve, sigurimin e vlerësimit të saktë dhe marrjen e vendimeve strategjike të informuara.
Shërbimet tona
Vlerësimi gjithëpërfshirës i portofolit të Pronesise Intelektuale: Avokatët dhe juristët tanë kryejnë vlerësime të thella të portofolit tuaj të pronësisë intelektuale, duke identifikuar pikat e forta, dobësitë, shkeljet e mundshme dhe boshllëqet në mbrojtje.
Strategjitë për mënjanimin e riskut: Ne ofrojmë rekomandime për të menjanuar riskun që lidhet me pronësinë intelektuale.
Kontakt
Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 69 693 7763 ose na kontaktoni këtu.
Pyetje të shpeshta
Verifikimi paraprak i pronësisë intelektuale është i nevojshëm në skenarë të ndryshëm, duke përfshirë bashkimet, perthithjet, sipërmarrjet e përbashkëta, investimet, marrëveshjet e licencimit dhe partneritetet strategjike. Ai i ndihmon palët të vlerësojnë vlerën dhe rreziqet që lidhen me pronësinë intelektuale gjatë zhvillimit dhe përmbushjes së transaksioneve tregtare.
Verifikimi paraprak i Pronësisë Intelektuale mund të zbulojë problematika të tilla si mosmarrëveshjet e pronësisë intelektuale, pronësia intelektuale e paregjistruar, pretendimet e mundshme për shkelje, vlerësime të pasakta dhe mospërputhje me ligjet e pronësisë intelektuale.
Verifikimi paraprak i pronësise intelektuale mbështet vendimet strategjike të biznesit. Një vlerësim i plotë i ndihmon palët të kuptojnë vlerën e pronës intelektuale, të vlerësojnë potencialin për rritje në të ardhmen dhe të vlerësojnë nëse transaksioni përputhet me objektivat e tyre.
-
Rruga Abdi Toptani
Torre Drin
Tirana, Albania
Rezervoni një takim