Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

E Drejta e Pronave

Ne ofrojmë zgjidhje ligjore të përshtatura dhe gjithëpërfshirëse për individët dhe bizneset e angazhuara në transaksionet e pasurive të paluajtshme. Ekipi ynë i avokatëve është i përkushtuar për të mbrojtur interesat tuaja dhe për të lehtësuar marrëveshjet e pronësisë.

Shërbimet tona

Blerja efikase e pronave për investitorët e huaj: Ekipi ynë ju udhëheq gjatë gjithë procesit të blerjes së pronave, duke adresuar kërkesat ligjore dhe rregullatore, nga kryerja e kujdesit të duhur deri te negociimi i kontratave.

Këshillim strategjik mbi zhvillimin e pasurive të paluajtshme: Për bizneset që ndërmarrin projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ne ofrojmë këshilla strategjike për të optimizuar mundësitë dhe për të shmangur rreziqet. Avokatët tanë janë ekspertë në të drejtën e pronave, duke ju ndihmuar të siguroni lejet e nevojshme dhe të lundroni në legjislacionin lokal.

Mbështetje ligjore gjithëpërfshirëse për transaksionet e pronave: Ne ofrojmë mbështetje ligjore gjithëpërfshirëse gjatë gjithë transaksionit. Ekipi ynë kryen verifikim paraprak të përpiktë, duke siguruar që të gjitha aspektet ligjore janë ekzaminuar tërësisht dhe cdo rrezik i mundshme është evidentuar. Ne trajtojmë negociatat, hartimin e kontratave dhe përfaqësimin përpara noterëve, duke siguruar një transferim të sigurt dhe të suksesshëm të pronës.

Zgjidhja e cështjeve gjyqësore të pronave të paluajtshme për bizneset:  Në rast mosmarrëveshjesh për pasuritë e paluajtshme, avokatë tanë veprojnë në mënyrë të vendosur për interesat e biznesit tuaj. Ne përfaqësojmë klientët në negociata, ndërmjetësim dhe, kur është e nevojshme, në gjyq. Qëllimi ynë është të arrijmë zgjidhjen më të favorshme dhe efikase, duke mbrojtur investimet dhe reputacionin e biznesit tuaj.

Marrëveshjet e qirasë dhe menaxhimi i pronave: Ne ndihmojmë bizneset në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve të qirasë, duke siguruar kushte të drejta dhe përputhje me ligjet vendore. Për më tepër, ne ofrojmë mbështetje ligjore të vazhdueshme për çështjet e menaxhimit të pronës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat tuaja si qiradhënës ose qiramarrës.

Ekspertiza jonë përfshin:

  • Blerja dhe zhvillimi i pronave
  • Qira komerciale
  • Legalizimi dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme
  • Kontrolli i duhur paraprak i pasurive të paluajtshme
  • Taksimi i pasurive të paluajtshme
  • Çështjet dhe mosmarrëveshjet për pronat e patundshme

Kontakt

Nëse dëshironi të caktoni një takim me një nga ekspertët tanë, atëherë na telefononi në +355 6969 37763 ose na kontaktoni këtu.

Rezervoni një termin

Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN