Qeverisja e Korporatave
Ne e kuptojmë rolin kyç që ka strukturimi i duhur i qeverisjes korporative në shmangjen e mosmarrëveshjeve ligjore, nxitjen e sjelljes etike, dhe promovimin e suksesit të qëndrueshëm për shoqëritë që operojnë në tregun shqiptar. Ekipi ynë i avokatëve posedon njohuri të thella mbi legjislacionin e qeverisjes së shoqërive tregtare, përfshirë Ligjin Nr. 9901/2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke ofruar në cdo rast udhëzime të përshtatura dhe zgjidhje praktike për të ndihmuar organizatën tuaj të vendosë, mbajë, dhe të përmirësojë një strukturë të qeverisjes efikase dhe në përputhje me kuadrin normativ.
Pse strukturimi efektiv i qeverisjes korporative duhet të jetë prioritet?
Një strukturim i mirëpërcaktuar i organeve qeverisëse ju ndihmon të plotësoni kërkesa ligjore specifike, si:
- Përbërja dhe përgjegjësitë e organeve qeverisëse: Strukturim konform ligjit i organeve qeverisëse të shoqërisë dhe respektimi i procedurave të mbledhjeve sipas përcaktimeve në Ligjin Nr. 9901/2008.
- Menaxhimi i riskut dhe kontrolli i brendshëm: Zbatim i strategjive të vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut, duke u bazuar tek praktikat më të mira dhe kërkesat ligjore.
- Transparenca dhe raportimi: Ruajtja e komunikimit transparent me palët e përfshira, plotësimi i detyrimeve të raportimit dhe respektimi i kërkesave për transparencë të përcaktuara në Ligjin Nr. 9901/2008.
Menaxhimi i riskut
Menaxhimi proaktiv i rreziqeve përmes praktikave efektive të qeverisjes korporative ndihmon shoqërinë tuaj tregtare të:
- Minimizojë rreziqet ligjore dhe reputacionale të lidhura me moszbatimin e ligjeve ose sjelljen etike të gabuar.
- Forcojë besimin e investitorëve dhe klientëve duke dëshmuar angazhim për praktika biznesi të përgjegjshme dhe në konformitet me ligjin.
- Përmirësojë proceset e vendimmarrjes duke nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë brenda shoqërisë.
Promovim i qëndrueshmërisë dhe rritjes afatgjatë të biznesit
Qeverisja korporative e mirëstrukturuar vendos bazat për:
- Tërheqjen dhe mbajtjen e investitorëve dhe partnerëve të vlefshëm që vlerësojnë praktikat etike dhe transparente të biznesit.
- Ndërtimin e besimit me palët e interesuara dhe promovimin e një reputacioni pozitiv, i rëndësishëm për suksesin afatgjatë.
- Promovimi i rritjes së qëndrueshme duke siguruar sjellje të përgjegjshme dhe etike të biznesit.
Shërbimet tona në lidhje me Qeverisjen e Korporatave:
Vlerësim dhe rishikim i të strukturës ekzistuese: Ne kryejmë vlerësime të hollësishme të praktikave tuaja ekzistuese, duke identifikuar fushat për përmirësim dhe duke ofruar rekomandime praktike në përputhje me ligjet shqiptare dhe praktikat më të mira.
Përgatitja dhe Rishikimi i Politikave të Qeverisjes: Avokatët tanë bashkëpunojnë me ju për të përshtatur politikat më të rëndësishme si:
- Përbërja e organeve qeverisëse: Përcaktimi i përbërjes së organeve qeverisëse, rolit dhe përgjegjësive të ortakëve, aksionerëve, administratorëve etj, duke respektuar kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira.
- Kodi i sjelljes: Vendosja e udhëzimeve etike të qarta për ortaket/aksionerët, administratoret, bordet drejtuese, punonjësit dhe palët e interesuara të tjera.
- Politikat e transparencës dhe të raportimit: Përcaktimi i kanaleve dhe procedurave të qarta të komunikimit në mënyrë që të realizohet përfshirja në vendimarrje e paleve të interesuara sipas dispozitave dhe ligjeve në fuqi.
Mbështetje dhe udhëzim i vazhdueshëm: Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme, duke ofruar udhëzime mbi:
- Adresimin e zhvillimeve të reja ligjore në lidhje me qeverisjen korporative në Shqipëri.
- Përshtatjen e strukturës së shoqërisë suaj për të qënë në përputhje me nevojat dhe objektivat tuaja strategjike të zhvillimit të biznesit.
- Zbatimin e praktikave më të mira për të mbajtur një standard të lartë të qeverisjes korporative gjatë gjithë operacioneve tuaja.
Bashkohuni me Oracle Solicitors Albania në rrugetimin tuaj drejt suksesit:
Duke zgjedhur Oracle Solicitors Albania, ju fitoni akses në eksperitzë profesionale të një ekipi avokatësh me përvojë dhe të përkushtuar. Ne ofrojmë këshilla të personalizuara, komunikim të qartë dhe zgjidhje efektive dhe ekonomike për të mbështetur rritjen e biznesit tuaj.
Planifikoni një takim me ne duke telefonuar në +355 69 693 7763 ose duke vizituar faqen tonë të internetit. Bashkëpunimi me ne do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni potencialin e plotë të biznesit tuaj në Shqipëri!
Kontakti:
Planifikoni një takim me ne duke telefonuar në +355 69 693 7763 ose duke vizituar faqen tonë të internetit. Bashkëpunimi me ne do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni potencialin e plotë të biznesit tuaj në Shqipëri!
Pyetje të shpeshta
Bordi drejtues dhe administratorët luajnë një rol vendimtar në qeverisjen e shoqërive tregtare, pasi janë përgjegjës për mbikëqyrjen e menaxhimit të kompanisë dhe marrjen e vendimeve strategjike. Detyrat e bordit përfshijnë emërimin e punonjësve ne pozicione kyce, përcaktimin e objektivave të korporatës, sigurimin e pajtueshmërisë dhe mbrojtjen e interesave të ortakëve apo aksionerëve.
Qeverisja efektive e korporatës mund të ndikojë pozitivisht në performancën e një kompanie duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe vendimmarrjen etike. Mund të rrisë besimin e investitorëve, të tërheqë investime dhe të zvogëlojë rrezikun e skandaleve të korporatave ose sjelljes së keqe financiare.
Jo, qeverisja e korporatës është thelbësore për organizatat e të gjitha madhësive, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Praktikat e shëndosha të qeverisjes së korporatës janë thelbësore për NVM-të për të ndërtuar besim me palët e interesuara, për të aksesuar kapitalin dhe për të arritur rritje të qëndrueshme.
Shërbimet tona
- Twin Towers, "Dëshmorët e Kombit" Boulevard, Tower 1, Floor 13, 1001, Tirana, Albania
Rezervoni një termin
Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.