Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Lejet e punës

Në ekonominë e globalizuar, tërheqja dhe ruajtja e talentit më të mirë nga e gjithë bota është thelbësore për suksesin e një biznesi. Avokatët tanë janë këtu për t’ju udhëzuar përgjatë procesit të sigurimit të lejeve të punës për punonjësit e huaj në Shqipëri.

Përcaktimi i qartë i kategorisë së lejes së punës të nevojshme është tepër i rëndësishëm. Mëposhtë gjeni një përmbledhje strukturore të kategorive kyçe, ku avokatët ofrojmë konsulencë:

Kategoritë e lejeve të punës:

  • Lejet e punës për punonjësit (A/P): Kjo është kategoria më e zakonshme për punonjësit e huaj që punojnë për një punëdhënës shqiptar të caktuar. Për marrjen e lejes së punës A/P kërkohet një kontratë punësimi dhe prova e kualifikimeve.

 

  • Lejet e punës sezonale (A/PS): Jepen për punë të shkurtra sezonale (deri në 6 muaj). Ideale për projekte të përkohshme ose detyra sezonale.

 

  • Lejet e punës për transferime brenda të njetës kompanu (A/TN): Mundëson transferime të punonjësve brenda të njetës kompani nga një degë në tjetrën. Kërkohet dokumentacion që dëshmon transferimin brenda strukturës së kompanisë.

 

  • Lejet e punës për studentët (A/S): Lejon studentët e huaj të regjistruar në institucione të akredituara shqiptare të punojnë pjesërisht ose gjatë pushimeve. Kërkohet prova e regjistrimit të studentit dhe oraret e punës të kufizuara.

 

  • Leja e punës për punësimin e shtetasve nga vende kufitare (A/NK): Lejon qytetarët e vendeve fqinje të punojnë në Shqipëri për periudha të shkurtra pa vendosur rezidencën.

Kategoritë shtesë të lejeve të punës:

  • A/FP: Leja e punës për trajnim profesional

 

  • A/KL: Leja e punës për punonjësit e kualifikuar

 

  • A/SP: Leja e punës për sportistët

 

  • Leja e punës për vetëpunësim (B/VP): Lejon të huajt të themelojnë dhe menaxhojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Kërkohet një plan biznesi dhe prova e burimeve financiare të mjaftueshme.

 

  • Leja e punës për investitorët (B/I): Jepet për investitorët e huaj që përmbushin kriteret specifike të investimeve. Kërkohet prova e shumës së investimit dhe regjistrimi i biznesit.

 

  • Leja e punës për raste të veçanta (C): Përfshin situata specifike që nuk adresohen nga kategoritë e tjera, si misionet fetare ose programet e shkëmbimit kulturor. Kërkohet vlerësim individual i rastit nga autoritetet.

 

  • Leja e punës për residentët e përhershëm (D): Jepet për individët që kanë mbajtur një leje pune në Shqipëri për një periudhë të vazhdueshme dhe përmbushin kriteret specifike. Kërkohet prova e lejes së punës së mëparshme dhe përmbushja e kriterit të rezidencës.

 

  • Leja e punës për shërbimet kontraktuale (C/SHK): Lejon individët e huaj të ofrojnë shërbime specifike nën kontratë në Shqipëri. Kërkohet një kontratë e vlefshme që përcakton shërbimin e ofruar.

 

  • Leja e punës për bashkim familjas (A/AF): Jepet për bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e varur nga qytetarët shqiptarë. Kërkohet prova e marrëdhënieve familjare dhe mbështetja financiare nga qytetari shqiptar.

Bashkëpunimi me Oracle Solicitors Albania:

Ekspertiza jonë e thellë në të drejtën e migracionit në Shqipëri mund t’ju ndihmojmë:

  • Të navigoni procedurat ligjore komplekse me siguri.

 

  • Të kurseni kohë duke siguruar procesim efikas të aplikimit.

 

  • Të përfitoni nga komonukimi efikas dhe i qartë përgjatë gjithë procesit.

 

  • Të merrni asistencë të vazhdueshme gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së punës.

Kontakti:

Mos lejoni që vonesat në marrjen e lejeve të punës të pengojnë planet tuaja. Planifikoni një konsultë me avokatët tanë duke telefonuar +355 69 693 7763 ose duke vizituar faqen tonë të internetit. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në cdo hap të procesit të marrjes së lejes së punës.

Pyetje të shpeshta

Kërkesat për marrjen e lejes së punës në Shqipëri varen nga lloji i punësimit dhe kategoria specifike e vizave. Në përgjithësi, kompanite duhet të demonstrojnë një nevojë të vërtetë për punësimin e punonjësve të huaj, të sigurojnë një kontratë pune të vlefshme dhe të respektojnë kufijtë e kuotave të vendosura nga autoritetet shqiptare.

Po, ne mund të ndihmojmë në marrjen e lejeve të punës për periudha afatshkurtra. Pavarësisht nëse kompania juaj kërkon profesionistë për një projekt ose program trajnimi specifik, ne sigurojme që aplikimi të kryhet me saktësi dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

Rezervoni një termin

Plotësoni formularin, dhe një nga ekspertët tanë do të ndërveprojë me ju.

Landing Page - Get In Touch - Quick - EN