Besmir Meta
Home > Ekipi ynë > Ligji i Aviacionit > Besmir Meta
Besmir Meta është një Inxhinier IT me një eksperience 10 vjecare në menaxhimin e sistemeve të IT. Ai ka punuar në sektorin e medias, përvojë e cila e ndihmon edhe në sektorin juridik.
Si një anëtar i rëndësishëm i ekipit tonë, Besmir mban përgjegjësi për menaxhimin e kërkesave të IT për biznesin tonë ne rang global. Ai demonstron aftësi të jashtëzakonshme në analizimin e teknologjisë dhe pajisjeve më të fundit, duke vlerësuar me përpikëri qëndrueshmërinë e tyre dhe duke i integruar ato në sistemet e brëndshme të Oracle Solicitors.
Një nga detyrat kryesore të Besmirit është mbrojtja kibernetike e Oracle Solicitors. Ai siguron që sistemet tona të përputhen me protokollet më të larta të sigurisë, duke garantuar në këtë mënyrë mbrojtje të plotë nga cdo sulm kibernetik çdo juridiksion ku operojmë. Aftësitë e tij teknike janë një garanci më shumë për klientët tanë. Firma jonë është e përkushtuar që jo vetëm të ofrojë konsulence juridike të standartit më të lartë, por gjithashtu të garantojë sigurinë kibernetike dhe konfidencialitetin e dokumentave të klientëve tanë në epokën gjithnjë e më dinamike dixhitale.
Duke kombinuar ekspertizën teknike dhe aftësive ndërpersonale, Besmir Meta luan një rol kyç në sigurimin e mbarëvajtjen e efikasitetit të infrastrukturës sonë të IT.
Menaxher IT
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Arsimi
- MSc në Inxhinieri Kompjuterike, Universiteti Politeknik i Tiranës