Shpresim Tahiraj është i punësuar si Analist Biznesi në zyrën tonë në Tiranë. Ai është diplomuar për “Informatikë Biznesi” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Shpresim Tahiraj ka ekspertizë të thellë si zhvillues i database-ve të të Dhënave. Ai zotëron njohuri të gjera mbi Microsoft Office, SQL, R, SPSS, Visual Studio dhe Web Development.
Përkushtimi dhe qasja e tij novatore janë vlerësuar gjithashtu me çmime prestigjioze. Ai ka marrë çmimin "Inovatorët e Rinj të Universitetit të Tiranës" nga Komuniteti Vial i universitetit, si dhe mirënjohje nga "World Vision Albania & Kosova" për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në komunitet.
Përtej arritjeve të tij profesionale, Shpresimi është i apasionuar mbas muzikës, veçanërisht pas këngëve të Eurovizionit. Gjatë kohës së lirë atij i pëlqen të shijojë shëtitjet e gjata në natyrë.
Ekspertiza teknike, aftësitë analitike dhe përfshirja në komunitet e bëjnë Shpresimin një pjesë integrale të ekipit tonë, duke kontribuar në suksesin dhe rritjen e operacioneve ligjore të Oracle Solicitors.

Analist Biznesi
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Arsimi
- Diplomë Bachelor në Informatikë Biznesi, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
- Diplomë Master në Informatikë Biznesi, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës