Vilma Rista
Home > Ekipi ynë > Ligji i Aviacionit > Vilma Rista
Vilma Rista punon si Analiste Biznesi në zyrën tonë në Tiranë. Ajo përfundoi rrugëtimin e saj akademik me një diplomë Bachelor në “Informatikë dhe Ekonomi” në Universitetin e Tiranës, e ndjekur nga një Master në Administrim Biznesi dhe Biznes Ndërkombëtar nga Universiteti Kanadez i Tiranës.
Me një ekspertizë të fortë në Google Ads, SQL dhe Microsoft Office, Vilma zotëron aftësitë teknike thelbësore për rolin e saj si Analiste Biznesi. Vilma ka një përvojë të gjatë si profesioniste në interpretimin dhe analizimin e të dhënave.
Ajo jep zgjidhje në evidentimin e tendencave të biznesit duke kontribuar kështu në suksesin e firmës. Përkushtimi i saj ndaj zgjidhjes së problemeve e veçon atë si një aset të vlefshëm për ekipin tonë.
Jashtë sferës profesionale, Vilma është e pasionuar mbas muzikës, gjë që plotëson aftësitë e saj krijuese dhe analitike.
Me ekspertizën dhe profesionalitetin e saj, Vilma Rista kontribuon ndjeshëm në analizën dhe rritjen e biznesit, duke mbështetur proceset vendimmarrëse të firmës sonë.
Analiste Biznesi
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Arsimi
- Diplomë Bachelor në Ekonomi dhe Informatikë, Universiteti Europian i Tiranës
- Diplomë Master në Administrim Biznesi dhe Biznes Ndërkombëtar, Instituti Kanadez i Teknologjisë