Claire Kelly ka një eksperiencë të gjatë juridike. Ajo iu bashkua Oracle Solicitors në vitin 2010, dhe aktualisht mban rolin e të Drejtores së Përgjithshme të Operacioneve në Oracle Solicitors. Me një ekspertizë të larmishme që përfshin çështjet gjyqësore civile dhe penale, ajo ndërthur vizionin e saj të qartë strategjik me një qasje praktike që ka në fokus tejkalimin e pritshmërive të klientëve.
Si Drejtore e Përgjithshme e Operacioneve, Claire Kelly është përgjegjëse për funksionimin dhe organizimin e firmës. Detyrat e saj përfshijnë planifikimin strategjik, efikasitetin operacional, menaxhimin e burimeve njerëzore, mbikëqyrjen financiare, mbarëvajtjen e shërbimit ndaj klientit, menaxhimin e rrezikut, zhvillimin e talenteve, integrimin e teknologjisë, pajtueshmërinë me ligjin dhe etikën gjatë veprimtarisë së biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të operacioneve.
Në rolin e saj si Drejtore e Përgjithshme e Operacioneve, Claire Kelly është e përkushtuar për të zhvilluar aftësitë e anëtarëve të ekipit të Oracle Solicitors, duke nxitur një kulturë të rritjes, bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional. Duke respektuar standardet më të larta të etikës, ajo siguron respektim strikt të ligjeve përgjatë gjithë zinxhirit të operacioneve dhe veprimtarisë se Oracle Solicitors. Me një fokus të vecantë në inovacion, Claire mbikqyr integrimin e fjalës më të fundit të teknologjike ligjore, duke përmisuar në këtë mënyrë aftësitë operacionale dhe shërbimin ndaj klientit.
Përtej detyrave të saj ekzekutive, Claire mbetet e angazhuar në mënyrë aktive si një avokate me përvojë në fusha të ndryshme ligjore, duke mbrojtur interesat e klientëve në çështjet penale dhe civile të profilit të lartë. Në situatat kur negociatat rezultojnë të pamundura, këmbëngulja dhe ekspertiza e Claire-s bëjnë diferencën në mbrojtje të interesave të klientëve tane.
Claire Kelly është e njohur ndër klientë dhe kolegë për përkushtimin e palëkundur dhe angazhimin për arritjen e rezultateve optimale. Si Drejtuese Globale e Operacioneve, ajo luan një rol kyc në suksesin Oracle Solicitors, duke siguruar standardet më të larta të përfaqësimit ligjor dhe shërbimit ndaj klientit.
Rastet e shquara
- Bott kundër Ryanair DAC (2018)
- Bott Co kundër Ryanair DAC (2019)

Drejtore e Përgjithshme e Operacioneve (COO)
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Fushat e ekspertizës
- E Drejta e Aviacionit
- Kontratat & Mosmarrëveshjet Civile
- E Drejta Penale
- Rikuperim borxhi
- E Drejta e Migracionit
- Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
- E Drejta Administrative
Arsimi & Anëtarësimet
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Universiteti i Tiranës
- Diplomë Master në të Drejtë Gjermane dhe Europiane, Universiteti i Humboldt Berlin
- Diplomë Master në të Drejtë Tregtare dhe Korporatash, King's College Londër
- Doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Rostock, Gjermani