Edit Content

Evropa Veriore

Central Europe

Central Africa

Search
Close this search box.
Kontaktoni

Franci Dema

Franci është një inxhinier i IT me një përvojë mbi 8 vitesh në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ekspertiza e tij qëndron në administrimin e rrjetit dhe sistemeve, duke përfshirë të dy sistemet operative Windows dhe Linux.

Si një anëtar kyç i firmës sonë, Franci luan një rol kyc në mirëmbajtjen, mbështetjen dhe administrimin e infrastrukturës sonë të brendshme dhe të bazuar në cloud. Ai menaxhon në mënyrë efikase Global IT Desk, duke siguruar trajtim të shpejtë dhe efektiv të të gjitha kërkesave. Duke bashkëpunuar ngushtë me departamente të ndryshme në të gjithë organizatën, Franci është i përkushtuar optimizuar funksionimin e sistemeve, duke mundësuar mbarëvajtjen e operacioneve.

Përveç monitorimit dhe auditimit të sistemeve tona të IT, Franci ofron trajnimeve për aplikacione dhe shërbime të reja kompjuterike. Për më tepër, ai teston dhe vlerëson në mënyrë aktive teknologjitë e reja, si hardware ashtu edhe software, për të përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën tonë të IT.

Arritjet akademike të Francit përfshijnë një Master të Shkencave në Teknologjinë e Informacionit. Ai gjithashtu është certifikuar në LPIC-1 nga Instituti Profesional Linux në Toronto, Ontario, Kanada.

Me një pasion për teknologjinë dhe një përkushtim të fortë ndaj përsosmërisë, Franci është një vlerë e shtuar në departamentin e IT, duke luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin dhe inovacionin e të gjithë firmës sonë.

Administrator IT

Arsimi