Kristi Vako është Drejtuesi i Oracle Solicitors Albania. Ai drejton dhe mbikëqyr të gjitha operacionet e firmës. Me një karrierë të shkëlqyer në fushën e të drejtës së aviacionit, korporatave dhe ligjit tregtar, Kristi është i njohur për ekspertizën e tij të jashtëzakonshme në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse dhe dhënien e konsulencës së cilësisë më të lartë.
Ekspertiza e Kristi Vakos fokusohet në mbrojtjen me sukses të interesave së shoqërive tregtare, duke ofruar zgjidhje praktike dhe konsulencë të detajuar me qëllim navigimin e suksesshëm së të gjithë sfidave juridike të klientëve të Oracle Solicitors.
Aftësitë e tij novatore për zgjidhjen e problemeve dhe këshillimi i përshtatur sipas nevojave të klientëve i kanë dhënë Kristi Vakos një reputacion si një avokat i aftë dhe konsulent ligjor i besuar.
Nën drejtimin e Kristi Vako, ekipi i Oracle Solicitors Albania shkëlqen në përmbushjen e nevojave të shumëanshme të klientëve, duke siguruar arritjen e rezultateve të suksesshme. Ai gjithashtu ka një eksperience të gjatë në menaxhimin dhe strukturimin e padive kolektive dhe proceseve gjyqësore të ndërlikuara.
Kristi Vako është diplomuar nga Universiteti i Humboldt në Berlin, Gjermani. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, anglisht, italisht dhe shqip.
Si Drejtues i Oracle Solicitors Albania, Kristi sjell një përvojë të pasur në lidership, duke nxitur suksesin e firmës dhe duke forcuar reputacionin e saj si një firmë e respektuar ligjore në Shqiperi. Përkushtimi i tij për përsosmërinë, pasionin për ligjin dhe aftësitë në ofrimin e zgjidhjeve efektive ligjore e bëjnë atë një partner të besueshëm për klientët dhe korporatat.
Me Kristi Vakon në krye, Oracle Solicitors Albania mbetet e vendosur në ofrimin e shërbimeve ligjore të nivelit më të lartë dhe arritjen e suksesit të jashtëzakonshëm për klientët e saj.

Drejtues i Zyrës dhe Operacioneve
- Kullat Binjake, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Kulla 1, Kati 13, 1001, Tirane, Shqiperi
Fushat e ekspertizës
- E Drejta e Aviacionit
- E Drejta Tregtare
- Tregtia Ndërkombëtare
- Bashkimi dhe Përthithja e Shoqërive Tregtare
- E Drejta Civile dhe Detyrimet
- E Drejta Mjedisore
- Arbitrazhi Ndërkombëtar
- Hartimi, planifikimi, zhvillimi dhe zbatimi i proceseve gjyqësore
- Themelimi i kompanive tregtare duke përfshirë rrjetëzimin e mëtejshëm
Arsimi & Anëtarësimet
- Diplomë Bachelor në Drejtësi, Universiteti i Tiranës
- Diplomë Master në të Drejtë Gjermane dhe Europiane, Universiteti i Humboldt Berlin
- Diplomë Master në të Drejtë Tregtare dhe Korporatash, King's College Londër
- Doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Rostock, Gjermani